Vedat Muriqi e ka rikthyer formën ideale.
Ylli kosovar ishte protagonist i Mallorcës në fundjavën që shkoi duke i realizuar dy gola ndaj Las Palmas në pjesën e parë.
30 vjeçari ishte i pandalshëm për kundërshtarët dhe me meritë u zgjodh lojtari i ndeshjes.
Por, jo vetëm kaq.
Paraqitja e përfaqësuesit kosovar u vlerësua fort edhe nga faqja e specializuar për vlerësimin e lojtarëve – Sofascore.
Kjo e fundit e përfshiu prizrenasin në formacionin e javës së 24-t të La Ligas. Ish-futbollisti i Rizesporit, Fenerbahçes e Lazios u vlerësua me notën 8.2.