Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Naser Rugova është përplasur me analistin Imer Mushkolaj.
Derisa Rugova po fliste për gabimet që ka bërë LDK-ja ndër vite, Mushkolaj e ka ndërprerë duke e akuzuar edhe atë si ndër shkaktarët pse sot LDK është në këtë gjendje.
“Nëse numëron goditjet ndaj LDK-së, nisu prej vetes. LDK goditjen më të madhe ka marrë nga ndarja e vitit 2006. Zoti Rugova ka qenë ndër ata që kanë kontribuar në këtë ngjarje. Ky ka qenë nënkryetar i LDD-së deri kur kjo e fundit më nuk u fut në Kuvend. Atëherë zoti Rugova u rikthye në LDK”, ka thënë Mushkolaj, në “Debat Plus”.
Rugova është kundërpërgjigjur duke thënë se është e vërtet që ndarja e vitit 2006 e ka dëmtuar partinë por sipas tij në atë kohë në LDK u penalizuan 40% të strukturave.
Mushkolaj ka bërë kundër replikë duke thënë se LDK më kurrë nuk u kthye pas ndarjes së vitit 2006.
“Unë e kam paguar faturën për deklaratat e mia në LDK…Ne e kemi pranua përgjegjësinë për ato ngjarje”, i është kthyer me kundërpërgjigje Naser Rugova.