Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, qëndroi sot në Lybeniq të Pejës, ku bëri homazhe me rastin e 26-vjetorit të masakrës që bënë paramilitarët e Millosheviqit në këtë fshat.

Musliu-Shoshi vendosi kurora lulesh pranë varreve të viktimave, duke thënë se edhe sot mbetet i gjallë kujtimi për ta.

“Lybeniqi, vendi ku shteti i Serbisë kreu njërën nga masakrat më të tmerrshme, duke vrarë 80 qytetarë të pafajshëm – të moshuar, gra dhe fëmijë.

Sot, 26 vjet më pas, kujtimi për ta mbetet i gjallë, si një plagë që nuk shërohet, por edhe si një betim për të mos harruar kurrë rrugën e lirisë dhe dinjitetit kombëtar.

Gjaku i tyre është themeli mbi të cilin ne dhe fëmijët tanë jetojmë të lirë dhe të barabartë.

Lavdi të rënëve!”, u shpreh Musliu-Shoshi.

Related Posts