Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka bërë të ditura detajet e përplasjes me deputetin e Vetëvendosjes, Egzon Azemi, gjatë seancës së sotme në Kuvend.

Mustafa ka thënë se Azemi iu drejtua atij me fjalët: “mos u bo kastravec ktu”. Ai ka theksuar se nuk e duron ofendimin nga askush, e më së paku nga dikush si Azemi.

“Të nderuar qytetarë, Sot, isha duke diskutuar me z. Gola që po udhëhiqte seancën. Erdhi Egzon Azemi dhe na ndërhyri. I kërkova të mos na ndërhyjë deri ta përfundojmë diskutimin z. Gola dhe unë. Mu kthye “mos u bo kastravec ktu”. Nuk e duroj ofendimin nga askush, më së paku nga dikush si ai. Nga natyra jam shumë i qetë, por dinjitetin tim s’ia kam borxh askuj. Nuk është e lehtë të përballesh me nivel të tillë që përfaqësojnë njerëz si ai.”, shkroi ai.

Related Posts