Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se ka pasur manovra nga Lëvizja Vetëvendosje për t’i kontaktuar deputetët e Lidhjes Demokratike.
Mustafa tha se manovrat për kontakt kanë qenë për t’i bindur ata që të kalojnë në VV, teksa refuzoi që të jepte emra apo numra konkretë.
“Më shumë se një deputet të LDK-së janë kontaktuar në forma të ndryshme, qoftë siç populli me të mirë e me të keq, pra ka pasur tendenca edhe për kërcënime e shantazhe, por iu konfirmoj se asnjë deputet i LDK-së nuk ka rënë pre e këtyre qëllimeve të Vetëvendosjes për të kthyer ndonjërin nga ta”.
“Me të mirë, me tendenca për t’i bindur shoqërisht dhe më tej, e me të keq duke i shantazhuar ata e anëtarët e familjarëve të tyre, qoftë në rrafshin profesional”, tha Mustafa.
Tutje, Mustafa tha se 20 deputetët e LDK-së do të vazhdojnë të jenë të kësaj partie deri në fund të legjislaturës.