Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me rënien e natalitetit në vend, gjatë ligjëratës së tij me rastin e ceremonisë së faljes së namazit të Kurban Bajramit në Prishtinë.
“Rënia e natalitetit është një alarm kombëtar. Shteti duhet të reagojë me shpejtësi të madhe, të mbështesë familjet me politika pro natalitetit siç janë punësimi i të dy prindërve, lehtësimet ekonomike, mbështetja për nënat shtatzëna, kujdesi për fëmijë e të tjera,” theksoi Tërnava.
Ai i drejtoi një kërkesë të drejtpërdrejtë Qeverisë së Kosovës, duke propozuar një masë konkrete në ndihmë të familjeve me shumë fëmijë.
Shteti duhet të ketë strategji konkrete për ndihmë ekonomike, arsimore, shëndetësore dhe sociale për këto familje dhe këta fëmijë. Çdo qifti që ka katër apo më shumë fëmijë, i propozoj qeverisë që t’u dhurojë nga një banesë falas,” u shpreh kryetari i BIK-ut.
Sipas tij, kjo nuk është vetëm një nevojë ekonomike, por një përgjegjësi morale, fetare dhe kombëtare për të garantuar të ardhmen e shoqërisë kosovare.