Në seancën e Kuvendit të Kosovës po mbahet interpelanca e thirrur nga VV-ja për Kryeministrin Avdullah Hoti lidhur me temën e të pagjeturve janë përplasur nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci dhe deputeti i LDK’së, Arben Gashi
Zëvendëskryeministri Selmanaj ka kërkuar fjalën pasi iu përmend emri nga deputeti Uran Ismajli i PDK-së në fjalimin e tij por që nënkryetarja Nagavci ia ka dhënë fjalën deputetit të partisë së saj Fitim Uka.
Pas kësaj ka reaguar shefi i GP të LDK’së, Arben Gashi duke i thënë Nagavcit që t’ia jap fjalën, e Nagavci i ka kërkuar atij të mos bërtasë.
“Të lutem ulu dhe mos bërtit, ia jap fjalën tash por ulu edhe s’ki nevojë me bërtit”, ia ka kthyer Nagavci duke ia dhënë më pas fjalën zëvendëskryeministrit Selmanaj.
Kurse, dputetja e PDK-së Ganimete Musliu i ka thënë zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj që të mos dalë më në foltoren e Kuvendit.
“Është koha e fundit të konsolidohemi si shtet, jo të fyhemi e shajmë njëri tjetrin, qeveria nuk është këtu për ta sharë opozitën, por për ta dëgjuar atë. Dalja juaj në foltore në këtë Kuvend sot është ofendim për familjarët e të pagjeturve sepse ju e keni konsideruar këtë debat tëk onsumuar prandaj mos dilni më në këtë foltore”, ka thënë Musliu.
Më pas edhe deputetja Saranda Bogujveci ka lexuar emailin që ka publikuar Duda Balje, ku zëvendëskryeministri e konsideronte të ‘konsumuar dhe ezauruar temën e të pagjeturve.