Seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt po vazhdon të sjellë zhvillime të reja, ndërsa i akuzuari Naim Murseli është duke u intervistuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Gjatë intervistimit, Murseli ka pranuar për herë të parë se nuk ka qenë i sinqertë në deklarimet e tij të para lidhur me raportin me bashkëshorten, shkruan Insajderi.
Sipas tij, deklarimet e mëhershme, ku kishte përmendur çështjen e tradhtisë nga Liridona, nuk kanë qenë të vërteta dhe janë bërë nën presion.
“Për shkak të presionit të policisë nuk kam qenë i sinqertë gjatë deklaratës. Kam improvizuar në pjesën ku kam thënë se Liridona më ka tradhtuar,” ka deklaruar Murseli.






















