Napoli ka regjistruar një fitore të pastër në javën e 17-të të Serie A, duke triumfuar 0:2 në transfertë ndaj Cremonese. Protagonist absolut i takimit ishte sulmuesi Rasmus Hojlund, i cili realizoi të dy golat e ndeshjes.
Hojlund zhbllokoi rezultatin në minutën e 13-të, duke i dhënë qetësi skuadrës napolitane. Dominimi i Napolit vazhdoi gjatë gjithë pjesës së parë, ndërsa sulmuesi përsëriti suksesin pak para pushimit, në minutën e 45-të, duke dyfishuar shifrat dhe duke vulosur praktikisht fitoren, shkruan Indeksonline
Në pjesën e dytë, Napoli administroi avantazhin pa vështirësi, duke mos i lënë shumë hapësira Cremonese-s për të rrezikuar portën.Me këto tri pikë, Napoli ngjitet në kuotën e 34 pikëve dhe mban vendin e dytë në renditjen e Serie A, duke vazhduar garën për kreun e tabelës.























