NASA po ofron 3 milionë dollarë për këdo që propozon teknologji për të zgjidhur një problem të pazakontë: riciklimin e feçeve dhe mbetjeve të tjera njerëzore në hapësirë.
Sfida “LunaRecycle” e agjencisë hapësinore u bën thirrje qytetarëve që të propozojnë ndonjë mjet teknologjik për riciklimin e feçeve, urinës dhe të vjellave të astronautëve në Hënë dhe gjatë fluturimeve të gjata në hapësirë.
Aktualisht ka 96 thasë me mbeturina njerëzore që kanë mbetur pas në Hënë nga astronautët nga misionet Apollo, dhe qëllimi i Sfidës së “LunaRecycle” është të parandalojë shtimin e sasisë së qelbur të hapësirës.
Teknologjia e zgjedhur do të përdoret në misionet e ardhshme hapësinore.
“NASA është e përkushtuar ndaj eksplorimit të qëndrueshëm të hapësirës. Teksa përgatitemi për misionet e ardhshme në hapësirë, do të ketë nevojë të shqyrtojmë se si mund të minimizohen rrjedhat e ndryshme të mbetjeve, duke përfshirë mbetjet e ngurta, si dhe se si mbetjet mund të ruhen, përpunohen dhe riciklohen në një mjedis hapësinor, në mënyrë që pak ose aspak mbetje të duhet të kthehen në tokë”, tha NASA në faqen e saj të internetit.
NASA aktualisht po shqyrton raundin e parë të propozimeve për të vendosur se cilat do të kalojnë në fazën tjetër të konkursit. Skuadra që del në krye në fund të konkursit do të shpërblehet me 3 milionë dollarë.