NATO ka ngritur avionët e saj luftarakë në ajër gjatë natës, si reagim ndaj një prej sulmeve më të rënda që Ukraina ka përjetuar që nga fillimi i luftës me Rusinë në vitin 2023.

Sipas autoriteteve ukrainase, territori i pushtuar nga Rusia u godit nga 741 raketa hipersonike dhe dronë kamikazë, të martën në mbrëmje – shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë brenda një nate që prej shpërthimit të luftës.

Qytetet Lutsk dhe Ternopil, në perëndim të Ukrainës, ishin ndër objektivat më të goditura nga këto sulme, që nxitën një reagim emergjent nga forcat e NATO-s në Poloni, një shtet kufitar me Ukrainën.

Komanda e forcave të armatosura të Varshavës publikoi një deklaratë, ku thuhet: “Në lidhje me sulmin nga forcat ajrore të Federatës Ruse që kryejnë sulme ndaj objekteve të vendosura në territorin e Ukrainës, aviacioni polak dhe aleat ka filluar të operojë në hapësirën ajrore polake.”

Ky zhvillim vjen vetëm pak orë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, kritikoi publikisht Vladimir Putinin për mungesën e përparimit në bisedimet për paqe.

Në të njëjtën kohë, Trump ka ndryshuar qëndrim dhe është zotuar të rifillojë dërgimin e armëve në Ukrainë, duke thënë se vendi u “godit shumë rëndë” nga sulmet me raketa dhe dronë të Kremlinit në ditët e fundit.

Related Posts