Duket se retë e zeza kanë zbritur mbi çiftin e njohur Shpat Kasapi dhe bashkëshorten e tij, Selvijen.

Burime të Prive by Liberta Spahiu tregojnë dhe se martesa e tyre është në një krizë serioze ndoshta edhe e mbaruar!

Probleme ka pasur edhe në të shkuarën por ata prej disa javësh nuk janë bashkë, siç precizojnë persona pranë tyre për Prive By Liberta Spahiu.

Kjo kuptohet edhe në rrjete sociale.

Selvija postoi në InstaStory një mesazh emocional, duke lënë të kuptohet se po kalon një periudhë shumë të vështirë në jetën e saj personale. Ajo shkruan:“Po kaloj një periudhë të vështirë në jetë dhe më besoni, nëse unë e kam bërë, mundeni edhe ju! Nuk dua të dëgjoj më ‘Po nuk kam kohë!’, ‘Nuk kam motivim!’ – sepse nuk e keni idenë sa shumë do t’jua ndryshojë jetën. Do t’ju bëjë të zonjat e vetes!”

E ndërkohë që fjalët e saj janë frymëzuese, fansat nuk kanë lënë pa vënë re detajet që flasin më shumë se fjalët: Selvija dhe Shpati nuk ndiqen më në Instagram, dhe kanë fshirë të gjitha fotot e përbashkëta! Një sinjal që flet shumë për statusin e lidhjes së tyre.

Ndërkohë, Selvija po përgatitet për një tjetër hap të rëndësishëm në jetën e saj: publikimin e librit të saj të parë në gjuhën shqipe, me titull “Puno & Fito Online”. Ajo shprehet se janë vetëm disa procedura të vogla që kanë mbetur dhe shumë shpejt libri do jetë në duart e lexuesve.

Related Posts