Sot, më 14 qershor 2025, është ndarë nga jeta biznesmeni i njohur nga Shipashnica e Kamenicës, Ekrem Dërmaku, pas një sëmundjeje të gjatë. Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët dhe faqet lokale të Kamenicës, duke lënë të tronditur të gjithë ata që e njihnin dhe e respektonin.

Ekrem Dërmaku ishte një emër i njohur në komunitet, i dalluar për punën e tij të palodhshme, ndershmërinë dhe kontributin e vazhdueshëm në jetën ekonomike e shoqërore të zonës. Vdekja e tij ka lënë një boshllëk të madh jo vetëm në familjen e ngushtë, por edhe në mesin e miqve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë qytetarëve që e njohën.

“Të Allahut jemi dhe padyshim se tek Ai do të kthehemi.” (El-Bekare, 156)

Për detaje rreth varrimit, familja do të njoftojë me kohë. Deri atëherë, kujtimi për Ekrem Dërmakun do të mbetet i gjallë në zemrat e të gjithë atyre që e deshën dhe e çmuan.

About Author
Rilindja Shqiptare
View All Articles

Related Posts