A e mbani mend ndërhyrjen e rrezikshme të Nigel de Jong ndaj Xabi Alonsos gjatë finales së Kupës së Botës 2010 në Afrikën e Jugut? Pastaj Spanja mposhti Holandën me golin e Andres Iniestës dhe bota u tmerrua nga “sulmi brutal” ndaj mesfushorit të atëhershëm, tani trajner i Realit.

Një skenar i ngjashëm u pa mbrëmë në Ligue 1, gjatë përballjes midis Lyon dhe Monaco.

Luanët fituan 3:1 në fushën e Monacos, por ndeshja do të mbahet mend më shumë për një faull të pabesueshëm të Mamadou Coulibaly.

Mesfushori i Monacos ngriti këmbën lart dhe goditi kundërshtarin në kokë dhe qafë me kramponët e tij, duke marrë menjëherë kartonin e kuq për këtë ndërhyrje brutale.

Nicolas Tagliaficio mbeti i shtrirë, megjithatë argjentinasi në fund u ngrit dhe vazhdoi lojën.

Me këtë fitore, Lyon iu afrua vetëm dy pikë vendit të katërt, që siguron kualifikimin në fazën kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Ndërkohë, Monaco pësoi humbjen e tretë radhazi dhe nuk ka arritur të fitojë që nga fundi i nëntorit, duke vazhduar periudhën e vështirë.

Related Posts