Nesër Prishtinës do t’i kthehet normaliteti i transportit publik.
Trafiku Urban dhe transportuesit privatë do të operojnë me orar të rregullt.
Kështu bëri të ditur kryesindikalisti Ilmi Gashi.
“Po, kemi vendosur të kthehemi në punë nesër. Do të punohet me orare të rregullta nga ora 5:30 e mëngjesit. Uroj që qytetarët të kenë transport sa më të mirë”, deklaroi ai.
Sot, Ministria e Financave, e ka bërë alokimin prej 2.7 milionë eurosh në llogarinë e Komunës së Prishtinës, të nevojshme për pagesën e operatorëve të transportit publik, sipas vendimit të Kuvendit të Prishtinës për të hyrat vetanake.



























