Ndërpritet seanca e Kuvendit të Kosovës, pasi Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të miratojë raportin e komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit.
Pas pazuës 15-minutëshe, me 52 vota pro, 46 kundër dhe 11 abstenuan, nuk kaloi ky raport.
Kësisoj, Kuvendi shkoi sërish në pauzë dhe pas kësaj pauze, deputeti më i vjetër, Astrit Dehari, e ka ndërprerë seancën.
Ai tha se për këtë çështje do t’i drejtohet deputetes Vjosa Osmani.
“Detyrohemi të ndërpresim seancën dhe me letër t’i kërkojmë presidentes se si të veprojmë në të ardhmen”.