Ish-nënpresidenti i SHBA-së, Dick Cheney, ka ndërruar jetë në moshën 84- vjeçare, për shkak të komplikimeve nga pneumonia dhe sëmundje të zemrës dhe të enëve të gjakut, njoftoi familja e tij.

Cheney shërbeu si nënpresident nën presidencën e George W. Bush-it (2001-2009) dhe ishte një figurë kyçe në politikën e sigurisë së SHBA-së pas 11 shtatorit.

Familja e përshkroi si «një burrë i madh dhe i mirë që mësoi fëmijët dhe mbesat të donin vendin e tyre» dhe falenderoi për gjithçka që bëri për atdheun.

Related Posts