Muzikanti dhe producenti ikonë amerikan, D’Angelo, ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare, konfirmoi familja e tij.
“Ylli që ka ndriçuar familjen tonë ka ndalur dritën e tij në këtë jetë… Pas një beteje të gjatë me kancerin, me zemër të thyer njoftojmë se Michael D’Angelo Archer, i njohur nga fansat e tij në mbarë botën si D’Angelo, ka ndërruar jetë sot, më 14 tetor 2025”, ka thënë ai.
“Jemi të pikëlluar, ai ka lënë pas vetëm kujtime të dashura për familjen, por jemi përjetësisht mirënjohës për trashëgiminë e muzikës së jashtëzakonshme që ka lënë. Ju lutemi të respektoni privatësinë tonë gjatë kësaj kohe të vështirë, por ju ftojmë të bashkoheni me ne në dhimbje”.
D’Angelo
Sipas raportimeve të TMZ, shkaku i vdekjes së këngëtarit ishte kanceri i pankreasit.
D’Angelo, i lindur në Virginia, publikoi tre albume studio, duke përfshirë debutimin e tij “Brown Sugar” (1995) dhe albumin e dytë “Voodoo”.
Albumi i tij i fundit, “Black Messiah”, përmbante 12 këngë, përfshirë “Really Love”, kënga e tij e parë zyrtare që nga “I Found My Smile Again” në 2008.
“Black Messiah” arriti vendin e parë në tabelat e albumeve R&B/Hip-Hop dhe Indie Store në ShBA, dhe u rendit i pesta në US Billboard 200, duke konsoliduar trashëgiminë e tij si një nga zërat më të mëdhenj të muzikës R&B.