Ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm profesori universitar dhe njohësi i së drejtës, Riza Smaka. Profesori i njohur, ka qenë edhe deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga viti 2008 deri në vitin 2011.

Smaka ishte anëtar i Komisionit për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Po ashtu, profesor Smaka ishte një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

Smaka ka lindur në Rugovë të Pejës, më 1943. Diplomoi në Fakultetin Juridik më 1971, pastaj e kreu provimin e jurisprudencës, ku magjistroi më (1979 ) dhe doktoroi më 1987.

Veç statusit si profesor universitar, profesori Smaka ka ushtruar edhe shumë funksione të tjera të larta shtetërore.

About Author
Rilindja Shqiptare
View All Articles
Check latest article from this author !
Moti sot

Moti sot

April 15, 2025
Ngjarjet e datës 16 prill
Anulohen qindra fluturime për shkak të erërave të forta

Related Posts