Ka ndërruar jetë shoferi i aksidentuar në në orët e para të mëngjesit në Pejë. Lajmin për vdekjen e kanë konfirmuar nga Emergjenca e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.
“Sot në mëngjes, në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë është sjellë një person i aksidentuar pa shenja jete.Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e të ndjerit.”~, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.