Ndihmëssekretari i NATO-s, Tom Goffus, sot e ka pritur në takim presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Zëdhënësja e NATO-s, Farah Dakhlallah, përmes një postimi në Twitter ka dhënë detaje nga takimi mes tyre.
Ajo ka bërë të ditur se gjatë takimit, Goffus dhe Osmani kanë diskutuar edhe për sulmin terrorist të 29 nëntorit në kanalin e Ibër-Lepencit.
Zëdhënësja e NATO-s ka thënë se ndihmëssekretari Goffus e ka dënuar këtë sulm të shkaktuar në infrastrukturën kritike, në fshatin Varagë të Zubin Potokut.
Ai po ashtu ka kërkuar që të gjitha faktet të vërtetohen përmes një hetimi transparent dhe të plotë.
“Ai dënoi sulmin e së premtes në infrastrukturën kritike në Zubin-Potok. Të gjitha faktet duhet të vërtetohen përmes një hetimi transparent dhe të plotë. KFOR-i mbetet vigjilent. Koordinimi me KFOR-in është kyç për stabilitetin rajonal”, ka shkruar zëdhënësja e NATO-s në Twitter.
ASG Tom Goffus met w/ @VjosaOsmaniPRKS at #NATO HQ. He condemned Friday’s attack on critical infrastructure in Zubin-Potok. All facts must be established through a transparent & full investigation. KFOR remains vigilant. Coordination w/ KFOR is key to regional stability. pic.twitter.com/PF73ePbREu
— NATO Spokesperson Farah Dakhlallah (@NATOpress)December 5, 2024