Igli Tare duket se ka gjetur qendërmbrojtësin e ri të Milanit.

Bëhet fjalë për një njohjë të vjetër të Serie A, por që aktualisht është pjesë e La Ligës dhe luan për Rayo vallecano.

Luiz Felipe pritet të jetë qendërmbrojtësi më i ri i Milanit, transferimi i tij brenda merkatos së janarit është një nga prioritetet kryesore të drejtorit sportiv të kuqezinjve, Igli Tare, e cili e njëh mjaft mirë brazilianin, që nga koha kur ai ishte pjesë e Lazio-s, për 5 sezone.

Kontrata e brazilianit me Vallecano përfundon në qershor të këtij viti dhe për të mos përfituar asgjë nga largimi i tij falas, klubi i La Ligës është i gatshëm të lejojë transferimin e tij te Milan për një shifër modeste.

Related Posts