Si burrat ashtu dhe gratë përjetojnë ndryshime hormonale në moshën 40-vjeçare, të cilat mund të kenë ndikim në dëshirën seksuale dhe sa rehat ndihen me trupin e tyre gjatë marrëdhënieve seksuale.
Këto janë disa ndryshime që mund të ndodhin në jetën tuaj seksuale ndërsa rriteni.
Ju bëheni më të hapur ndaj përvojave të reja
Çiftet në të 40-at janë më të motivuar për të eksploruar aspekte të ndryshme të seksualitetit të tyre, sipas Shannon Chavez, psikologe dhe seksologe në Los Anxhelos. “Çiftet janë më të hapur ndaj eksplorimit në këtë moshë për shkak të besimit të tyre seksual, ndjenjës së tyre më të fortë të seksualitetit, dëshirës së tyre për ta bërë seksin më të gjallë ose për shkak se ata ndjejnë një lidhje më të thellë emocionale me seksin më kuptimplotë dhe pasionante.”
Duhet të kujdeseni për shëndetin e zemrës
Shëndeti kardiovaskular është “çelësi” për një jetë të mirë seksuale. Sipas Gracie Landes, një këshilltare martese dhe terapiste seksi në Nju Jork, ruajtja e shëndetit të mirë fizik është veçanërisht e rëndësishme. Kjo do të thotë që ju duhet të bëni ushtrime aerobike si dhe ushtrime për forcimin e muskujve. Në fund të fundit, ushtrimet jo vetëm që do të përmirësojnë shëndetin tuaj, por edhe vetëbesimin tuaj.
Femrat mund të kenë më shumë orgazma
Ju mund të keni dëgjuar se gratë e moshuara humbasin aftësinë e tyre për të pasur orgazëm. Megjithatë, ekspertët thonë se femrat mbi 40 vjeç mund ta shijojnë më shumë seksin.
Kujdes nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme
Sëmundjet seksualisht të transmetueshme mund të jenë veçanërisht shqetësuese për grupmoshat më të reja, por sipas një studimi nga Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve, numri i njerëzve mbi 40 vjeç që zhvillojnë SST vazhdon të rritet. Ekspertët thonë se kjo është për shkak të ilaçeve për mosfunksionim erektil, nevojës së reduktuar për kontracepsion dhe hollimit të indeve vaginale, të cilat mund t’i bëjnë gratë më të prekshme ndaj infeksioneve.