Këtë të diel, ora do të ndryshojë dhe e hëna do të na gjejë me alarmin që bie më herët se zakonisht.
Ndryshimi i orës ka një ndikim më të madh sesa thjesht një orë gjumë më pak. Teksa akrepat do të ndërrohen, trupat tanë nuk do të përshtaten kaq shpejt dhe sipas shkencëtarëve, ndryshimi i menjëhershëm na krijon disa probleme.
Fjalët më të përshtatshme për ta përshkruar këtë ndjesi do të ishte sikur kemi zbritur nga një fluturim i gjatë.
Gjumi dhe zgjimi rregullohen nga ritmi 24-orësh apo ora e trupit, njësoj si metabolizmi dhe gjumi.
“S’është e lehtë, por si shkencëtarë duam të sjellim prova që tregojnë se heqja e ndërrimit të orës do të ishte më e mira për shëndetin e përgjithshëm publik”, shprehet për Metro dr. Jeffrey Kelu nga King’s College London.
Ai beson se sa më shumë rreze dielli të marrim në mëngjes, aq më mirë i bën shëndetit, madje ora verore është më e favorshme sesa ndryshimi para-pas çdo vit.
Ritmi cirkadian ndikohet nga orët e dritës dhe errësirës. Këtë të diel ne do të humbasim një orë gjumë dhe do të kemi ditë më të gjata. Por teksa pjesa më e madhe e njerëzve mësohen me orën e re brenda disa ditësh apo javës, për të tjerë s’është kaq e lehtë.
Për ta kaluar më lehtë, mund të zbatoni disa këshilla të thjeshta.
-Vendoseni alarmin më herët deri ditën e diel që organizmi të mos shokohet. Mund ta provoni duke e vendosur 20 minuta më herët gjatë së premtes e së shtunës, kështu që të dielën ndjesia e zgjimit nuk do të jetë e çuditshme.
-Trajtojeni si lodhje nga fluturimi dhe përshtatni gradualisht axhendën tuaj.
-Merrni rreze dielli në mëngjes për të rregulluar ritmin cirkadian dhe të sinjalizoni trupin që është koha për t’u zgjuar.