Buqetat e vogla në vazo janë dekori më i kërkuar për shtëpi!
Lulet janë zbukurimi i preferuar në ambientin e shtëpisë, gratë i adhurojnë, qoftë kur i marrin si dhuratë, qoftë kur i blejnë vetë për kënaqësi personale. Megjithatë, një buqetë e madhe në vazo shpesh nuk është praktike për hapësira më të vogla apo apartamente, prandaj nuk është çudi që trendi i ditës janë aranzhimet me përmasa të vogla.
Blogerët e pasionuar pas kopshtarisë dhe luleshitësit kanë plot ide kreative për mënyrën si mund t’i krijoni vetë dekorimet me lule për shtëpinë tuaj. Të gjithë adhuruesit e stilit minimalist do të kënaqen me setet e përbëra nga disa vazo identike, në të cilat vendosen vetëm pak lule, për shembull, gerbera që duken jashtëzakonisht bukur.
Lule të thjeshta, efekt maksimal: Si të zbukuroni shtëpinë pa buqeta të mëdha
Luleshitësi Mat Ramos ka krijuar disa kompozime, të cilat mund t’i realizoni edhe vetë me lule të thjeshta fushe që mund t’i mblidhni gjatë një shëtitjeje. Një bazë prej druri me stil rustik i bashkon ato në një tërësi harmonike, por efektin e ngjashëm mund ta arrini edhe me mjete të tjera të thjeshta, transmeton Telegrafi.
Nëse nuk keni vazo të vogla me të njëjtin formë, mund të përdorni edhe gota rakie, ashtu siç bën Shëron Santoni në shtëpinë e saj rustike franceze.
Nëse dispononi gota me këmbë të trasha, të ngjashme me ato ku shërbehej dikur akullorja, mund të krijoni edhe buqeta më të pasura, pa e ngarkuar tavolinën me elementë të tepërt.