Aktori i njohur kosovar Vedat Bajrami ka udhëtuar drejt vendit të shenjtë në Mekës, ku gjatë muajit të bekuar të Ramadan ka vendosur të kryejë Umrah.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori përmes një publikimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë me ndjekësit e tij edhe disa momente nga vizita pranë Qabeja.

Në përshkrimin e postimit, Bajrami ka shprehur mirënjohjen ndaj Zotit për mundësinë që t’i vizitojë vendet e shenjta, duke përcjellë edhe një mesazh urimi dhe lutjeje për të gjithë besimtarët.

“Elhamdulilah (الحمد لله)! Falënderimi i takon Allahut! Nga vendi i shenjtë i Mekës, pranë Qabes, lutem që Allahu t’ju mbushë zemrat me paqe, shtëpinë me bereqet dhe jetën me shëndet e lumturi. Allahu i pranoftë lutjet tona”, ka shkruar ai në postimin e tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Në muajin e Ramazanit, aktori kosovar Vedat Bajrami shkon në Umre – ka një lutje të veçantë nga vendi i shenjtë appeared first on Sinjali.

Related Posts