Nëna e Faton Hajrizit ka shprehur mirënjohjen e saj të thellë ndaj avokatit Arianit Koci për mbrojtjen që i ka bërë djalit të saj. Në një letër të shkruar me dorë, e cila është bërë publike nga IndeksOnline, ajo falënderon avokatin për kontributin e tij, duke theksuar se pa ndihmën e tij, djali i saj do të ishte “varrosur në tokën e gjakatarit”.
Në letrën emocionale, ajo rrëfen se familja e kishte të pamundur të siguronte ndihmën e nevojshme ligjore dhe se mbështetja e avokatit Koci ka qenë vendimtare për të drejtën e Fatonit.

“Po të mos ishe ti, Fatoni do të ishte varrosur në tokën e gjakatarit,” shkruan ajo, duke shprehur falënderime të përzemërta për humanizmin dhe përkushtimin e tij.
Kjo letër ka prekur shumë qytetarë, duke nxitur reagime dhe diskutime në rrjetet sociale mbi rastin dhe drejtësinë e dhënë për Faton Hajririn. Familja e tij mbetet mirënjohëse për ndihmën e avokatit, duke e cilësuar atë si një figurë kyçe në shpëtimin e djalit të tyre nga një padrejtësi e mundshme.