Mbrëmjen e kësaj të mërkure zhvillohen nëntë ndeshjet e fundit të raundit të gjashtë në Ligën e Kampioneve.
Përballja kryesore është Real Madrid–Manchester City në “Santiago Bernabeu”, me madrilenët që ndodhen në vështirësi dhe trajneri Xabi Alonso nën presion.
Në rast të një tjetër rezultati negativ, ai rrezikon shkarkimin. Manchester City vjen në formë të mirë dhe synon të vazhdojë ecurinë pozitive.
Juventus luan një ndeshje vendimtare ndaj Pafos dhe ka detyrim fitoren për të mos rrezikuar eliminimin.
Arsenali përballet në transfertë me Club Brugge, ndërsa ndeshja Benfica-Napoli tërheq vëmendjen përballë dy trajnerëve Mourinho dhe Conte. PSG viziton Athletic Bilbaon dhe Bayer Leverkusen pret Newcastle.
























