Antonio Conte pritet të përballet me një pezullim prej dy ndeshjesh pas sjelljes së tij gjatë përballjes Inter–Napoli, ku trajneri i napolitanëve reagoi ashpër ndaj gjyqtarit pas penalltisë së akorduar në favor të nerazzurrëve.
Protestat e vazhdueshme dhe britmat e tij në vijën anësore u konsideruan të tepruara dhe tashmë rrezikojnë ta lënë jashtë pankinës për dy javë.
Sipas “Il Mattino”-s, reagimi shpërthyes i Contes lidhet me stresin dhe frustrimin e akumuluar nga vendimet arbitrare që ai i konsideron të padrejta, veçanërisht pas episodeve të diskutueshme në ndeshjen e mëparshme kundër Veronës.
Ky presion i vazhdueshëm duket se kulmoi në Meazza, duke e vendosur trajnerin e Napolit në qendër të vëmendjes së autoriteteve disiplinore.























