Nesër mbahet seanca për vrasjen e Triumf Rizës në gjykatë të pranishme familjarët dhe emra të njohur

Nesër, me datë 23 prill, në ora 09:30, në Gjykatën Themelore të Prishtinës do të mbahet seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së ish-policit Triumf Riza, një ngjarje që tronditi opinionin publik vite më parë dhe që vazhdon të jetë në fokusin e drejtësisë dhe medias.
Në seancë do të marrin pjesë familjarët e Triumf Rizës, të cilët prej vitesh po kërkojnë drejtësi për këtë rast. Të ftuara për të ndjekur nga afër procesin janë edhe motrat Adelina dhe Zanfina Ismajli.
Sipas burimeve, seancat për këtë rast do të vazhdojnë gjatë gjithë javës, duke qenë se pritet të shqyrtohen dëshmi të rëndësishme.
Të akuzuar për këtë rast janë Ilir Abdullahu dhe Rrahim Abdullahu. Ilir Abdullahu ka qenë i pranishëm në disa seanca të mëparshme nën përkrahjen publike të moderatorit dhe figurës mediatike Meriton Mjekiqi, i cili mësohet se edhe nesër do të jetë në sallën e gjyqit për të ndjekur nga afër zhvillimet.
Ky proces vazhdon të tërheqë vëmendjen e opinionit publik për shkak të ndjeshmërisë së lartë që ka rasti dhe figurës së Triumf Rizës.
Qëndroni me ne për të gjitha zhvillimet dhe detajet nga seanca e nesërme për vrasjen e Triumf Rizës.
Çdo informacion i ri do të publikohet në kohë reale.
Nuk ka mesazhe të padëshiruara, njoftime vetëm për histori dhe përditësime të reja
Albin Kurti Arsim Astrologji Auto&tech Avdullah Hoti BB VIP Bota Covid-19 covid-19 Edi Rama ekonomi Gjykata Kushtetuese Grevë Horoskopi IKSHPK Joe Biden kimete berisha Kosova Kosovë KQZ kuriozitete Kuvendi i Kosovës Këshilla Lajme LDK Lifestyle Lufta në Ukrainë LVV Masat moti opinione PDK Policia Politikë Qeveria e Kosovës Qeveria Hoti SHBA ShowBiz Shqipëri shëndetësi sport Trusti Ukraina Vaksina Vjosa Osmani Zgjedhjet