Një veturë ka marrë flakë mëngjesin e sotëm në rrugën “Ismet Hoti” të kryeqytetit.

Shkaku i zjarrit dyshohet se ka qenë djegia e kontejnerëve që ndodheshin pranë veturës.

Në pamjet e dërguara në redaksinë e Rilindja Shqiptare, shihet se automjeti ka pësuar dëme në pjesën e pasme të saj.

Nuk dihet për të lënduar!

Related Posts