Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) parashikon që gjatë javës së ardhshme do të këtë mot me kushte të paqëndrueshme atmosferike.

IHMK njofton së do të ketë reshje të shiut në disa zona dhe përveç kësaj pritet të ketë edhe reshje bore.

“Parashihen reshje shiu në viset e ulëta, duke i përjashtuar disa zona perëndimore dhe jugperëndimore, ku përveç rigave të shiut do të ketë kushte edhe për reshje bore, derisa në viset e larta mbi 1100m parashihen reshje të intensitetit mesatar”- thuhet në njoftimin e IHMK-së të publikuar më 16.03.2025.

Gjatë kësaj jave pritet që temperaturat të ulen dukshëm në krahasim me javën që po e lëmë pas.

Të hënën, më 17.03.2025, moti kryesisht pritet të jetë i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius.

Të mërkurën, më 19.03.2025, parashihet mot me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

Të enjten, më 20.03.2025, prapë pritet të ketë mot me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius.

Ndërsa, të premten, më 21.03.2025, parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, sipas IHMK-së.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare.

Related Posts