Nga nesër pritet që të ketë masa të reja përballë situatës pandemike me Covid-19.
Nënkryetari i Gastronomeve të Kosovës, Veton Zuka, ka treguar se orari do të zgjatet deri në orën 22:30 ose 23:00.
“Nesër do të dalin me lirim të masave dhe ne i kemi kërkesat e tona që i kemi dërgu përmes shoqatës. Si duket i kanë marrë parasysh kërkesat tona”, ka thënë Zuka për Infokus.
Ai ka treguar se kërkesa e tyre për orarin do të jetë minimumi nga 22:30 eventualisht 23:00.