Një burrë është arrestuar në Vushtrri, pasi që kishte ngacmuar seksualisht një femër të mitur në ashensor.
“Vushtrri 26.02.2026 – 22:25. Viktima e mitur femër kosovare ka raportuar se në ashensorin e objektit banesor është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari i mitur mashkull kosovar. Palët janë intervistuar, me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.






















