Vihet gurthemeli i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë. Programi “Kosova, shtet i xhudos” mbështetet nga Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit. Të pranishëm: kryeministri Albin Kurti, ministri i Rinisë dhe i Sportit Blerim Gashani, drejtues të Federatës së Xhudos të Kosovës etj. (Ora 09:00)

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri do të mbajë konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 10:30)

Përurohet libri “Konferenca e Rambujesë dhe intervenimi i NATO-s në Kosovë” i akademik Arsim Bajramit (Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, ora 11:00)

 

Shoqata “Roja e Kohës” shpërndan pako ushqimore me rastin e festës së Bajramit për familjet e dëshmorëve, veteranët e UÇK-së si dhe për qytetarë të tjerë me nevojë. (Nisja e shpërndarjes do të bëhet nga oborri i ETC-së në Podujevë, ora 11:00)

 

Në shënimin e Ditës Globale të Riciklimit 2026,Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor, në bashkëpunim me Programin IWRM-K dhe organizatën CEDE, organizon përurimin e sistemit për grumbullimin e ujit të shiut (Shkolla Filllore “Xheladin Gashi – Plaku” në Komoran, ora 11:00 – 12:30)

 

 

Fillojnë punimet në projektin “Shtëpia-shkollë Muze e Herticëve” (restaurimi dhe ndërtimi). Fjalë rasti: kryetari i Prishtinës Përparim Rama, përfaqësues i familjes Hertica Mehmet Aliu etj. (Shtëpia-shkollë e familjes Hertica, ora: 14:00)

 

Related Posts