Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Agjencisë për Pronësi Industriale mban konferencë për media me rastin e Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 10:00)
Qendra burimore për personat e zhdukur shënon Ditën Kombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 11:00 – 13:00. Vendosja e luleve te Memoriali i personave të zhdukur, ora 14:00)
Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit organizon akademi përkujtimore kushtuar profesorit të ndjerë Aziz Dujaka. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare e Universitetit të Prishtinës – objekti i Administratës Qendrore të UP-së, ora 12:30)
Qendra për Politika dhe Avokim (QPA) mban konferencën për media me rastin e shpalosjes së muralit “7 të rënët”. Merr pjesë ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Lagjja “Arbëria”, rruga “Vicianum”, afër stacionit të trenit, Prishtinë, ora 13:00)