LAJME
1 min read
156

Ngjarjet e datës 30 prill

April 29, 2025
0
Ngjarjet e datës 30 prill

Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, vendosin gurthemelin e projektit të Banimit të Përballueshëm dhe Social. (Istog, ora 09:00)

Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, mban konferencën me temën “Raport i vlerësimit të zbatimit të Ligjit Nr.05/L-021 për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2024”. (Hotel “Emerald”, në Prishtinë, ora 10:00)

Qendra Kosovare për Studime Gjinore publikon Dokumentin e pozicionimit: Diskriminimi gjinor në tregun e punës në Kosovë, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve. (Shtëpia e Evropës, Rr. UÇK në Prishtinë, ora 10:00)

 

Kuvendi Komunal i Deçanit mban mbledhjen III-të të rregullt. Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

Related Posts