Visar Azemi nga LDK-ja dorëzon dosjen për njehsorët elektrikë në polici (Stacioni policor te 92-shi, ora 09:00)
Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Teknologji: Shqyrtimi i planit të punës së Komisionit për sesionin pranveror 2026 etj (Vendi: N-204, ora 10:00)
Mbledhja e Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë: Shqyrtimi i planit të punës së Komisionit për sesionin pranveror 2026 etj. (Vendi: N-302, ora 10:00)
Mbledhja e Komisionit të posaçëm: Intervistimi i kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese (Vendi: C-301, ora 10:00)
Prezantohet një dokument analitik mbi financimin e sistemit shëndetësor dhe mbrojtjen financiare në Kosovë, trajtomn ndikimin e tyre në qasjen në shërbime, mbrojtjen financiare të qytetarëve dhe qëndrueshmërinë e sistemit shëndetësor (Hotel International Prishtina, Veternik, ora: 10:00 – 11:30)
Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë z. Bernd Ulrich Nestle, me titullin e lartë akademik “Doctor Honoris Causa” për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin e sistemit shëndetësor dhe në mbështetjen e pacientëve në Republikën e Kosovës si dhe për përkushtimin ndaj zhvillimit arsimor dhe forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë (Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në amfiteatrin A34, ora 11:00)
Mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion: Shqyrtimi i planit të punës së Komisionit për Sesionin Pranveror 2026 etj (Vendi: N-10, ora 11:00)
Mbledhja e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes: Shqyrtimi i planit të punës së Komisionit për sesionin pranveror 2026; shqyrtimi në parim i Projektligjit për shtetësinë; shqyrtimi në parim i Projektligjit për lëndët plasëse; shqyrtim i raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi etj. (Vendi: N-303, ora 11:00)
Mbledhja e Komisionit për Kulturë, Turizëm dhe Sport: Shqyrtimi në parim i Projektligjit për Lojërat Mesdhetare XXI Prishtina 2030; shqyrtimi i Planit të punës së Komisionit për sesionin pranveror 2026 etj. (Vendi: N-204, ora 11:30)
Mbledhja e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport: Shqyrtimi i draft-planit të punës së Komisionit për sesionin pranveror 2026; shqyrtimi në parim i Projektligjit për inspektoratin qendror të mjedisit, ujërave, natyrës, ndërtimit dhe për mbrojtjen nga rrezatimi dhe siguria bërthamore; shqyrtimi në parim i Projektligjit për financimin e menaxhimit të resurseve ujore; shqyrtimi në parim i Projektligjit nr. për banim social dhe të përballueshëm etj. (Vendi: N-302, ora 13:00)
Vihet gurthemeli për ndërtimin e dy fushave të tenisit në Komunën e Shtimes. I pranishëm do të jetë edhe ministri Blerim Gashani (Lokacioni: Te pishat, Shtime, ora 13:45)
Sindikata e sektorit privat të Kosovës mban takim me kryetarët e shoqatave sindikale, diskutohet për rritjen e pagave, pagën e 13-të dhe organizimin e protestës për 1 Maj (Zyrat e Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës nga ora 13:00, ndërsa konferenca për media nga ora 14:00)
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve shfaqet program artistiko-kulturor nga SHKA “Durmish Aslano” me këngë dhe valle rome, i mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (Teatri i Qytetit “Bekim Fehmiu”, Prizren, ora 19:00






















