Tryezë shkencore me rastin e 90-vjetorit të lindjes të Adem Demaçit: Trashëgimia Demaçiane – vlerë unike kombëtare (Institutin Albanologjik-Prishtinë, ora 10:00)

Gjykata Kushtetuese në shënim të Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës organizon aktivitetin “Dita e gjykatës së hapur” (Gjykata Kuahtetuese, vizitat çdo orë, ndërmjet orës 10:00 dhe 14:00, kohëzgjatja maksimale e vizitës 45 minuta)

Seancë gjyqësore për rastin e Zana Gjevukajt, e cila humbi jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të shkaktuar nga një zyrtar policor (Pallati i Drejtësisë, Salla nr. 11, Hajvali, ora 10:20)

 

Ministri i Sportit dhe i Rinisë, Blerim Gashani, nënshkruan Memorandumet e bashkëpunimit me federatat sportive për vitin 2026 për mbështetjen dhe zhvillimin e sportit (Hotel Sirius, salla “Andromeda”, ora 10:00)

 

Promovohet libri i poetes Rita Petro me titull “Poema e mungesës” (Libraria “Dukagjini”, pranë Sheshit “Nëna Terezë”, ora 18:00)

 

Ipeshkvi Dodë Gjergji organizon pritje solemne me rastin e Festës së Pashkëve (Qendra “BogdaniPolis” nën Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, ora 19:00)

Koncert solemn në nder të Kardinalit shqiptar Ernest Simoni, me rastin e 70-vjetorit të shugurimit të tij meshtarak (ishte i pranishëm në Prishtinë në shugurimin e Katedrales më 2017 si i dërguar i posaçëm i Papa Françeskut), organizuar nga Fondacioni Kardinal Domenico Bartolucci, në bashkëpunim me Ipeshkvinë Prizren-Prishtinë dhe nën patronatin e Ambasadës së Italisë në Prishtinë (Katedralja “Shën Nënë Tereza”, ora 19:00)

 

Related Posts