Oda Ekonomike e Kosovës organizon Forumin Ekonomik “Doing Business with Finland”. Marrin pjesë kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna, ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen, dhe përfaqësues nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. (Hotel “Emerald”, salla Strauss 1, ora 09:00)
Al Trade Center vendos gur-themelin e qendrës tregtare më të madhe në Drenas. (Rruga “Jasharajve”, magjistralja Drenas Skenderaj, ora 11:40)
Mbahet seanca gjyqësore për rastin Kobra. (Prokuroria Themelore Prishtinë, ora 13:00)
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci do të inaugurojnë çerdhes në Koretin të Kamenicës. (Ora 14:30)