Ngjarjet e ditës: 20 mars 2025
10:00
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), organizon takim diskutues publik për publikimin e raportit me titull “Mosveprimi i Kuvendit shkel të drejtat e 90,696 zyrtarëve publik dhe rrezikon buxhetin shtetëror”. (Zyrat e IKD-së, Rr. “Ilaz Agushi”, Prishtinë)
13:00
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs, pas takimit mbahet koferenca për medie, (Presidencë)
13:30
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Banka Qendrore e Kosovës dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar mbajnë konferencën e përbashkët për media, në përmbyllje të Programit të Aranzhimit për Gatishmëri (SBA) për Kosovë në shumë prej 100 milionë euro si dhe aranzhmani Resilience and Sustainability Facility në shumë prej rreth 80 milionë euro. (Objektin e Qeverisë, Salla P-32)