Kryefjala e natës së dytë, Shawn Mendes, e ka nisur fuqishëm performancën e tij, teksa publiku është rrëmbyer bashkë me të.

Me fishekzjarre ka nisur interpretimi i tij, teksa në një ekran të madh vertikal sipër skenës kryesore është shfaqur për së afërmi performanca e tij.

Këngëtari kanadez Shawn Mendes, i njohur për hitet  “Stitches”, “Treat You Better” dhe “Senorita”, më 2013 kishte filluar të postojë në rrjete sociale versionet e tij të këngëve të njohura të asaj kohe. Prej atëherë deri tani, ai i ka publikuar pesë albume këngësh dhe është njëri prej emrave më të njohur të industrisë së muzikës pop.

Albumet dhe këngët e tij janë ranguar në top listat e Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe dhjetëra shteteve të tjera. Më 2018, revista “Time” e kishte përfshirë në listën e saj me 100 personat më me ndikim në botë.

Me ta performuar këngën “Treat You Better”, e gjithë audienca ka kënduar me ngazëllim.

“Faleminderit që na keni ftuar. Është shumë bukur të jemi këtu për herë të parë”, ka thënë ai dhe publiku ka shpërthyer në duartrokitje e brohoritje.

“Si po ndiheni ju? Është hera ime e parë këtu, dhe sapo kam ardhur e kam parë nivelin e mirësisë dhe zemërgjerësisë këtu. Dua, faleminderit për gjithçka, faleminderit që na ke sjellë këtu”, ka thënë ai në periodën mes këngësh, për ta nisur këngën thotë se e ka të preferuar: “It’ll be okay”.

Në Prishtinë ai ndodhet për herë të parë si pjesë e festivalit “Sunny Hill”.

Related Posts