KQZ pas përfundimit të votimit ka nisur edhe procesin e numërimit të votave në komunat e Kosovës.
Në Prishtinë janë numëruar votat e para – 277 vota ose 0.12 për qind në 2 nga 268 vendvotime, raporton KosovaPress
Kryetari aktual i Prishtinës Përparim Rama nga LDK prin me 34.30 për qind, Hajrulla Çeku nga Lëvizja Vetëvendosje 32.13 për qind. Uran Ismaili nga PDK-ja renditet i treti me 29.96 për qind, kandidati i pavarur Fatmir Selimi 1.81 për qind dhe Bekë Berisha nga AAK-ja me 1.08 për qind.























