Një 44-vjeçar është plagosur sonte në Skenderaj dhe është dërguar në Spitali i Përgjithshëm Dr. Sami Haxhibeqiri në Mitrovicë.
Për Sinjalin konfirmoi zëdhënësi Shpend Fazliu, i cili theksoi se gjendja e pacientit është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Personi po i nënshtrohet ekzaminimeve radiologjike dhe trajtimit mjekësor.
“Në ora 21:37, në Spitalin e Përgjithshëm ” Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, në Shërbimin Emergjent, është sjellë një rast i plagosjes nga Skenderaj, 44 vjeçar. Aktualisht, me parametra stabil, jashtë rrezikut për jetë, po vazhdojnë ekzaminimet Radiologjike dhe trajtimi mjekësor!”, deklaroi Fazliu.





















