Një 69 vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Likoc të Skenderajt ditën e sotme.
Rastin e konfirmuar si “Vdekje e dyshimtë” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Sot rreth orës 11:00, policia në Skenderaj ka pranuar informatën se një person mashkull, 69 vjeç, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Likoc te Skenderaj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore dhe mjeku kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion’’, ka thënë Zahiti.

























