Një grua 80-vjeçare japoneze përfundoi duke i dërguar rreth 1 milion jen (6,700 dollarë) një mashtruesi online i cili u paraqit si një astronaut i bllokuar në hapësirë dhe që kishte nevojë për para për të blerë oksigjen.
Me origjinë nga ishulli verior Hokkaido i Japonisë, gruaja u kontaktua nga mashtruesi në rrjete sociale në korrik.
Ai pretendoi se ishte një astronaut në një mision në hapësirë, dhe gruaja me sa duket i besoi.
Pasi fituan besimin e viktimës së tyre, mashtruesi i tha asaj se ishin “në hapësirë në një anije kozmike tani”, por ishin “nën sulm dhe kishin nevojë për oksigjen”.
Natyrisht, e vetmja mënyrë që gruaja 80-vjeçare mund ta bënte ishte të dërgonte para në një llogari bankare, në mënyrë që astronauti të mund të blinte më shumë oksigjen dhe t’i mbijetonte përvojës së hidhur.
Pasi e diskutoi me familjen, gruaja raportoi rastin e çuditshëm në polici. Asaj iu tha se ky ishte një lloj i zakonshëm mashtrimi online.