Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në Pejë.

Një burrë është gjetur pa shenja në Parkun “Karagaq”.

Ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ky rast.

Lidhur me rastin detaje  ka dhënë Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

“Vdekja është konstatuar nga mjeku në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, deklaroi ai.

“Rasti po hetohet nga njësitet kompetente”, theksoi Gashi.

Sipas informacioneve të para që ka Klankosova.tv viktima është i moshë mbi 70 vjeçare.

Related Posts