Një burrë u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Pejë, pranë tij një armë

 

Një burrë është gjetur i vdekur sot në shtëpinë e tij në Pejë. Policia ka konfirmuar se rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë, pasi pranë trupit të tij është gjetur një armë zjarri.

 

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi.

“Policia është njoftuar rreth orës 17:40. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe Emergjenca, ndërsa mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Afër tij është gjetur një armë zjarri,” tha Gashi.

Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë, ndërsa hetimet po vazhdojnë. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Related Posts