Një incident ka ndodhur të hënën në Kaçanik.
Sipas raportit 24 orësh, një grua i ka sulmuar zyrtarët policorë atje.
Policët kanë pësuar lëndime, me ç’rast kanë pranuar edhe tretman mjekësor.
Ndërkaq me vendim të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara lirohet dhe rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.
Rasti po hetohet dhe është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.