Një person është plagosur si pasojë e një incidenti me armë zjarri që ka ndodhur rreth orës 18:00 në rrugën Gjilan–Kamenicë, pranë një pike karburanti.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani
“Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe gjatë ekzaminimeve janë gjetur prova materiale që lidhen me rastin. Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se në ngjarje kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje.”, tha ai
Personi i plagosur është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ku po trajtohet nga autoritetet shëndetësore.
Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po ndërmerr veprimet hetimore dhe është në kërkim të personave të dyshuar lidhur me këtë incident.























